Blushi: Fijet e komplotit ndaj Ilir Metës po dalin në dritë

Blushi: Fijet e komplotit ndaj Ilir Metës po dalin në dritë

Në një reagim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta lidhur me një skemë të dyshuar të shërbimeve sekrete serbe ndaj Ilir Metës. Blushi i referohet pretendimeve të përfshira në dosjen e Fatmir Shehollit dhe përmend gazetarin Milaim Zeka. Ai ngre dyshime nëse sulmet e vazhdueshme ndaj Metës kanë qenë pjesë e një skeme të shërbimeve serbe. Në reagimin e tij, Blushi lidh këto pretendime edhe me qëndrimet e Metës për Kosovën dhe zhvillimet politike në rajon. Postimi i plotë:  Fijet e komplotit të UDB-së kundër Ilir Metës, të cilin ai e ka denoncuar prej kohësh, po dalin gjithnjë e më qartë në dritë. Për vite me radhë, Milaim Zeka ka ndërmarrë akuza dhe sulme...