Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve, sulme nga qeveri të huaja

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve, sulme nga qeveri të huaja

Qeveri të huaja janë përpjekur të hakojnë llogaritë e aplikacioneve të mesazheve të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Detajet janë bërë publike në një prezantim të brendshëm të njësisë së mbrojtjes kibernetike të BE-së. Prezantimi iu paraqit zyrtarëve të qeverive të vendeve anëtare të BE-së në korrik dhe rendit “marrjen nën kontroll të llogarive të zyrtarëve të rangut të lartë” ndër kërcënimet kryesore me të cilat përballet blloku këtë vit. Dokumenti përbën pranimin e parë zyrtar se zyrtarë të BE-së janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike përmes aplikacioneve të mesazheve. Më herët gjatë këtij viti, disa agjenci kombëtare të sigurisë kibernetike kishin paralajmëruar për një fushatë të vazhdueshme të lidhur me grupe hakerësh rusë. Gjithashtu, bëhet fjalë për rastin e parë të raportuar...