Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

Shkencëtarët po paralajmërojnë se bota po afrohet gjithnjë e më shumë drejt ngjarjeve ekstreme klimatike, ndërsa rritja e temperaturave globale po shton rrezikun për valë të fuqishme nxehtësie, përmbytje, thatësira, zjarre dhe stuhi. Sipas ekspertëve, ajo që dikur dukej si skenar i filmave po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Temperatura mesatare globale ishte rreth 1.44°C më e lartë në vitin 2025 krahasuar me fillimin e viteve 1800, ndërsa përqendrimi i gazeve serrë në atmosferë vazhdon të rritet. Vitet e fundit kanë sjellë disa prej ngjarjeve më ekstreme të regjistruara. Nga zjarret masive në Australi dhe përmbytjet katastrofike në Pakistan, te uraganet në SHBA dhe valët e nxehtësisë në Evropë e Azi, pasojat e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Shkencëtarët theksojnë...