SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

Dy banorë të Pensilvanisë kanë vdekur nga fruthi, thanë autoritetet lokale shëndetësore. Ata theksuan gjithashtu se këto janë vdekjet e para nga fruthi në 35 vjet në shtetin amerikan, i cili ka regjistruar 393 raste në 28 qarqe që nga fillimi i vitit. Të dy ishin banorë të pavaksinuar të Qarkut Lancaster, thanë autoritetet shëndetësore, pa dhënë asnjë informacion tjetër. Sekretarja e Shëndetësisë e Shtetit, Debra Bogen, tha se për shkak se “fruthi ishte eliminuar kryesisht” në Pensilvani për më shumë se tre dekada, banorët “nuk janë të familjarizuar me këtë sëmundje dhe nuk e kuptojnë plotësisht ashpërsinë e mundshme të sëmundjes”. Këtë vit, SHBA-të po përjetojnë një shpërthim të fruthit, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që raportojnë 2,777 raste të...