Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Marina e SHBA-së ka hequr ose shkatërruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve detare më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se Irani është paralajmëruar se çdo anije apo varkë që do të vendosë mina të reja në ngushticë do të shkatërrohet “menjëherë dhe sistematikisht”. Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë komentuar deklaratën. Ngushtica e Hormuzit është kthyer në një pikë të nxehtë të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Mbyllja e saj ka shkaktuar luhatje të forta në çmimet globale të naftës, ndërsa përpara konfliktit rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë transportohej përmes kësaj rruge....
Burimi:
javanews.al