Tjetër medalje për Shqipërinë, peshëngritësi Antonino Mullisi shpallet kampion i trefishtë Europe!
Pas medaljeve të Esmond Spahos për moshën deri në 15 vjeç, vjen dhe shpërthimi i Antonino Mullisit, kjo për moshën deri në 17 vjeç. Bëhet fjalë për Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat 15 dhe 17 vjeç në Prishtinë, ndërsa Antonino Mullisi është Kampion Europe dhe Rekordmen Europian në peshën deri në 75 kilogram. Në stilin e shkëputjes, Mullisi zuri vendin e parë me 135 kilogram duke thyer dhe rekordin europian të moshës në këtë stil. Më pas në shtytje 156 kilogram dhe medalje e artë, ndërsa në dygarësh 291 kilogram e Kampion Europe, duke vendosur dhe rekordin e dytë Europian të moshës. Suksesi i Mullisit është falë punës së trajnerëve Artur Lagja dhe Florenc Çela, si dhe mbështetjes së vazhdueshëm të Presidentit të Federatës...
Burimi:
javanews.al