Parandalohet tragjedia/ 37-vjeçari nxjerr pistoletën dhe godet qytetarin
Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku disa persona u konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në rrugën “Eshref Frashëri”, pranë ambienteve të lokalit “Omerata”. Dy persona dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjatë përplasjes njëri prej tyre ka përdorur një armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga është vënë në flagrancë 37-vjeçari Indrit Kallari, banues në Krujë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një pistolete që e mbante pa leje 47-vjeçarin Arben Merkajn, banues në Laprakë. Pas marrjes së njoftimit për konfliktin, shërbimet e Komisariatit të Policisë...
Burimi:
ntv.al