Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat
Normalizohet situata e zjarreve në vend, ulet numri i vatrave dhe kalon rreziku për zonat e banuara. Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të Shqipërisë, ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin dhe shuarjen e tyre. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, pesë janë aktive, pesë nën monitorim dhe një është shuar. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 65 forca operacionale dhe dy automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura po mbështesin operacionet me 20 efektivë dhe një helikopter. Vatra kryesore vijon të jetë në Malin e Dajtit, në Tiranë, në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren po ndërhyjnë 40 forca zjarrfikëse, shtatë forca të ADZM-së dhe 20 efektivë të...
Burimi:
javanews.al