Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit
Analisti Fatmir Sheholli është marrë i pandehur për spiunazh dhe shantazh, nën dyshimin se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke mbledhur informacione për institucionet e Kosovës dhe duke ua përcjellë zyrtarëve të shërbimit serb. Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti sot aktakuzë ndaj tij për dy vepra penale, spiunazh dhe shantazh. Dosja i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa ai vijon të mbahet në paraburgim. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai ka mbledhur informacione dhe dokumente që lidhen me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas ua ka përcjellë zyrtarëve të shërbimit sekret serb përmes...
Burimi:
javanews.al