Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ku efektivë të komisariatit Nr.6, kanë arrestuar një 31-vjeçar nga India në majën e çatisë së shtëpisë të shtetasit me inicialet E.P. Indiani me emrin Manpreet Nanak Chand Manpreet, në mes të natës kishte hipur në majë të çatisë së E.P, me shpresën për të hyrë brenda banesës, përmes një dritareje të vogël të çatisë dhe vjedhur sende me vlerë në banesë. Një ditë më parë 31-vjeçari Indian, ka dalë para gjykatës së Tiranës, ku pas kërkesës së prokurorit, Petrit Vukaj, gjykata e kryeqytetit, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi ndaj tij tashmë është ngritur akuza e “Vjedhjes” së mbetur në tentativë. Kjo masë sigurimi është aplikuar për shkak se në rastin...