Spiunazh për BIA-n/ Prokuroria akuzon Fatmir Shehollin: Informacione për Kosovën dhe shantazh

Spiunazh për BIA-n/ Prokuroria akuzon Fatmir Shehollin: Informacione për Kosovën dhe shantazh

Një dosje e rëndë për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb ka kaluar zyrtarisht në gjykatë në Kosovë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti më 25 gusht 2026 aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar për dy vepra penale: “Spiunazh” dhe “Shantazh”. Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si BIA, dhe se deri më 9 tetor 2025 kishte ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij. Prokuroria pretendon se Sheholli kishte mbledhur dhe përcjellë përmes komunikimeve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente që lidheshin me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Por dosja shkon edhe më tej. Sipas detajeve të aktakuzës...