“50 lekë për çdo litër”/ 250 milionë lekë për naftën e autobusëve – kush kontrollon çdo litër?
Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 250 milionë lekë për kompensimin e karburantit të përdorur nga operatorët e transportit publik. Skema parashikon që kompanitë e transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas të përfitojnë 50 lekë për çdo litër karburant, për periudhën mars–prill–maj 2026. Por pas shumës së madhe lind pyetja që ka interes publik: Kush kontrollon sa litra janë konsumuar realisht dhe ku kanë përfunduar 250 milionë lekët? Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se kompensimi llogaritet mbi konsumin e deklaruar të karburantit për tre muajt, por jo mbi sasinë e konsumuar nga secili operator në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Operatorët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë administratës tatimore, e cila ka detyrën ta verifikojë. NGA FATURA TE AUTOBUSI Në letër mekanizmi duket i qartë....
Burimi:
ntv.al