Nga shtatori ndalohet mishi brazilian, reagon AKU: Përjashtohen ngarkesat e certifikuara më herët
Importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili drejt Shqipërisë do të ndalohet pas datës 3 shtator 2026, në zbatim të ndryshimeve të reja të rregullave të Bashkimit Evropian për importet e produkteve me origjinë shtazore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar se ndalimi nuk do të prekë ngarkesat që janë porositur më herët dhe për të cilat certifikata shëndetësore veterinare është nënshkruar ose lëshuar përpara 3 shtatorit. Kjo do të thotë se edhe nëse këto ngarkesa mbërrijnë në Shqipëri pas kësaj date, ato do të lejohen të hyjnë në vend dhe do të pranohen në pikat e kontrollit kufitar. Njoftimi i AKU: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të ndryshimeve në Rregulloren Zbatuese të Komisionit (BE) 2026/1189, me të cilën është ndryshuar Rregullorja...
Burimi:
gijotina.com