Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

Një 25-vjeçar nga Kamza i quajtur Vehap Tota, është arrestuar nga policia dhe më pas është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me tullë një punonjëse policie gjatë një ndërhyrjeje në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur më 21 gusht 2026, në rrugën “Paqësori”, në zonën e Frutikulturës në Kamëz. Sipas të dhënave të bëra pjesë e dosjes hetimore, efektivët e Komisariatit Nr. 5 kishin shkuar në banesën ku jetonte Tota me bashkëjetuesen e tij, Audeta Tahiri, me qëllim shoqërimin e kësaj të fundit. Tahiri dyshohej nga policia për përfshirje në djegien e automjetit të shtetasit L. Hoti, ngjarje e ndodhur më 18 gusht në Kamëz. Rreth orës 18:00, punonjësit e policisë janë nisur drejt banesës dhe në momentin...