Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime
Një kontroll i befasishëm në burgun 313 nga DPB dhe AMSEVP ka konstatuar një sasi lënde narkotike të fshehur në ushqime. Në disa ushqime u konstatua hashash dhe kokainë. Dyshohet se droga është futur nga jashtë institutucionit të vuajtjes së dënimit, nga të afërm të të burgosurve. Hetimet për të zbardhur ngjarjen vijojnë.
Burimi:
javanews.al