VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!
Zgjidhet misteri i gjendjes së liderit iranian Mojtaba Khamenei, pas muajsh të tërë zhdukjeje nga publiku. Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar një video arkivore të Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, duke pretenduar se është bërë përpara se ai të merrte detyrën më të lartë të vendit. Në video, Khamenei shihet gjatë takimit, ndërsa po flet me të pranishmit. Videoja u publikua të hënën, më 24 gusht, dhe shfaqja e saj tërhoqi vëmendjen sepse Khamenei nuk ishte shfaqur në publik që nga emërimi i tij si udhëheqës suprem në mars. Mojtaba Khamenei mori detyrën pas vdekjes së babait të tij, ish-liderit suprem të Iranit, i cili u vra më 28 shkurt, ditën e parë të sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite mbi Iranin. Sipas burimeve të larta iraniane,...
Burimi:
javanews.al