Vrasja e kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona të dyshuar! Atentati kur kthehej nga palestra

Vrasja e kampionit të botës në boks, arrestohen 4 persona të dyshuar! Atentati kur kthehej nga palestra

Katër persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me vrasjen e ish-kampionit të botës në boks, Zolani Tete. Boksieri u qëllua për vdekje të premten e kaluar, përpara banesës së tij në Mdantsane, në provincën e Kepit Lindor, nga dy persona me kapuçë e që lëviznin me motor. Tete u vra teksa kthehej nga palestra, kurse e plagosur mbeti edhe një vajzë që e shoqëronte në makinë. Policia konfirmoi arrestimet dhe bëri të ditur se të dyshuarit ndodhen në paraburgim. I dyshuari i parë, 22 vjeç, u arrestua të shtunën. Tre të dyshuar të tjerë, dy 27-vjeçarë dhe një 28-vjeçar, u arrestuan të dielën. Ata pritet të dalin përpara Gjykatës së Magjistratëve në Mdantsane. Një 30-vjeçar, i arrestuar gjithashtu të shtunën, u lirua...