VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes turistëve në Capri të Italisë, grushte, shkelma dhe karrige kokës! Shikoni pamjet e sherrit

VIDEO/ Përleshje e dhunshme mes turistëve në Capri të Italisë, grushte, shkelma dhe karrige kokës! Shikoni pamjet e sherrit

Skena të pabesueshme tensioni u zhvilluan në Capri të Italisë, kur një grup turistësh u përleshën në një rrugë të ngushtë në Marina Grande. Gjatë incidentit, të përfshirët shkëmbyen grushte dhe shqelma, hodhën karrige, duke shkaktuar kaos për ata që ishin të pranishëm në vendngjarje në atë kohë. Videoja e përleshjes u shpërnda në mediat sociale dhe u bë shpejt virale, teksa u ripostua nga deputeti i Aleancës së të Majtës së Gjelbër, Francesco Emilio Borrelli. Me rastin e incidentit, Borelli përcolli ankesa nga banorët dhe dëshmitarët okularë në lidhje me policimin e ishullit gjatë orëve të natës: “Në Capri, nevojiten urgjentisht më shumë kontrolle dhe më shumë siguri. Natën, ka vetëm një patrullë për të gjithë ishullin. Kjo nuk është e drejtë”, tha ai....