VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!
Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën pranë Laçit, duke krijuar panik tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës, si dhe rrezikuar udhëtarët. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë shtëllungat e dendura të tymit të zi që ngriheshin mbi kamionin e përfshirë nga zjarri, duke mbuluar zonën dhe duke rënduar ndjeshëm trafikun. Automjetet e tjera u detyruan të ndalonin ose të lëviznin me kujdes, ndërsa autoritetet ndërhynë për të neutralizuar flakët dhe për të rikthyer qarkullimin normal. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e incidentit.
Burimi:
javanews.al