Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!
Nuk ka zgjatur shumë arratisja e të riut që dyshohet për grabitjen me dhunë të një marketi dje në Durrës. Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia sot (25 gusht), pasi ka vjedhur një shumë parash nga kasa e një marketi në lagjen nr. 17 dhe u denoncua nga punonjësja që shtyu dhe kërcënoi gjatë grabitjes. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00, teksa autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vetëm disa orë pas ngjarjes, është lokalizuar dhe kapur nga efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin F. S., 26 vjeç, banues në Durrës, i cili, sipas hetimeve, dyshohet se ka marrë paratë nga kasa e marketit. I riu rezulton gjithashtu me...
Burimi:
javanews.al