Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj
Anija mbështetëse e marinës gjermane, “MOSEL”, zhvilloi një vizitë miqësore dhe zyrtare në portin e Durrësit gjatë fundjavës, duke konsoliduar më tej marrëdhëniet ushtarake dypalësh mes Gjermanisë dhe Shqipërisë si aleatë në NATO. Gjatë qëndrimit, komandanti i anijes priti në bord përfaqësues të lartë të Marinës Shqiptare, pjesëtarë të Korpusit të Atasheve Ushtarakë, si dhe diplomatë nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë. Përveç takimeve zyrtare dhe bisedimeve dypalëshe, anëtarët e ekuipazhit gjerman shfrytëzuan mundësinë për të vizituar Tiranën dhe për t’u njohur më afër me kulturën dhe historinë e Shqipërisë. “Ambasadori Karl Bergner theksoi rëndësinë e kësaj vizite dhe vlerësoi mbështetjen e shkëlqyer të ofruar nga Forcat e Armatosura Shqiptare”, theksohet në njoftimin për shtyp. Kapacitetet teknike të logjistikës detare “MOSEL” Anija...
Burimi:
javanews.al