Përpunoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve, Brazili gjobit TikTok-un me mbi 25 milionë euro!

Përpunoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve, Brazili gjobit TikTok-un me mbi 25 milionë euro!

Agjencia Braziliane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ANPD) gjobiti ByteDance, pronarin e TikTok, me 153.8 milionë realis brazilian (rreth 25.55 milionë euro) për përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale të adoleshentëve. ANPD deklaroi në një vendim të botuar në gazetën zyrtare se njësia braziliane e kompanisë kineze ByteDance përpunoi të dhënat personale të përdoruesve të moshës 13 deri në 18 vjeç pa një bazë të përshtatshme ligjore, raporton Reuters. Në muajt e fundit, autoritetet braziliane kanë rritur monitorimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve në platformat e internetit, si pjesë e një trendi më të gjerë ndërkombëtar të rregullimit më të rreptë të rrjeteve sociale për të miturit. Sipas vendimit të ANPD-së, ByteDance duhet të fshijë të dhënat personale të adoleshentëve, përfaqësimi ose...