Rasti i parë me Ethet e Nilit/ ISHP: I moshuari u infektua nga mushkonjat
Virusi i Nilit Perëndimor nuk transmetohet nga njeriu te njeriu dhe jo të gjitha mushkonjat e transmetojnë sëmundjen. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri më tani në Shqipëri është diagnostikuar vetëm një rast me ethet e Nilit. Bëhet fjalë për një person të moshuar, i cili po trajtohet në spitalin e Korçës. Sipas ISHP-së, gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme. Ekspertët shpjegojnë se rreth 80% e personave të infektuar me virusin nuk shfaqin simptoma, ndërsa në raste të tjera mund të shfaqen simptoma të lehta. Një pjesë e pacientëve mund të kalojnë në forma më të rënda të sëmundjes, të cilat mund të shoqërohen me temperaturë të lartë dhe prekjen e trurit. “Bëjnë forma të rënda ata me imunitet të ulët,...
Burimi:
ntv.al