23-vjeçari grabiti bankën me ndihmën e ChatGPT
Në epokën e teknologjisë së avancuar, edhe mënyrat e kryerjes së krimeve po ndryshojnë. Një 23-vjeçar nga Nebraska, SHBA, përdori ChatGPT për të kërkuar informacion mbi mënyrën se si mund të grabiste një bankë, por në fund ishte pikërisht historiku i telefonit të tij që e çoi në burg. Deron Lewis-Payne u dënua me më shumë se 10 vite burg nga një gjykatë në Omaha, pasi u shpall fajtor për grabitjen e një banke të kryer në shkurt. I armatosur me një pistoletë gjysmëautomatike, i riu hyri në një bankë dhe kërcënoi një arkëtar, duke i kërkuar paratë. Pasi mori pak më shumë se 9 mijë dollarë, ai u largua nga vendngjarja. Një pjesë të madhe të shumës e shpenzoi pak më vonë për rroba...
Burimi:
ntv.al