Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

Kina ka paralajmëruar se do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj, pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan zgjerimin e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit dhe partnerëve të tij tregtarë, përfshirë subjektet kineze. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, deklaroi se Pekini kundërshton ato që i cilësoi si “sanksione të paligjshme unilaterale” dhe se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj. Reagimi i Pekinit erdhi pasi Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi masat e reja të hënën. Bessent paralajmëroi se vendet dhe kompanitë që vazhdojnë bashkëpunimin financiar me Iranin mund të përballen me pasoja dhe izolim nga sistemi financiar amerikan. Kina është blerësi më i madh i naftës iraniane, megjithëse...