Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet pa pyetur qytetarët, nuk ka legjimitet

Reforma Administrativo-Territoriale u vu sot përballë dëgjesës me Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Përfaqësuesit e Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë paraqitën shqetësimet mbi mënyrën e zhvillimit të procesit dhe kërkuan vlerësimin e tij, sipas standardeve evropiane. Në dëgjesën me përfaqësueset e larta të Kongresit, Claudia Luciani dhe Carolin Dubois-Leinihan, Shoqata theksoi se nuk kërkon mbështetjen e një harte të caktuar, por që ndryshimi territorial të mbështetet në konsultim të plotë, evidencë të qartë dhe konsensus të gjerë. Presidenti i Shoqatës, Fisnik Qosja, e cilësoi qëndrimin institucional dhe jo politik. “Po mbrojmë interesat e qytetarëve dhe jo të politikës”, deklaroi Qosja, duke shtuar se një proces i plotë konsultimi nuk e pengon reformën, por i jep asaj legjitimitet, besueshmëri...