“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Me një tjetër videopostim, ku në qendër janë raportimet e ministrave në ditën e dytë të takimit në Pogradec, kreu i qeverisë përforcoi projektin e tij për shërbim ndaj qytetarëve dhe rritje të performancës institucionale. Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas takimit dyditor në Pogradec, ku u diskutuan me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarqe prioritetet e sezonit të ri qeverisës dhe objektivat për vitin e dytë të mandatit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet optimist për vijimin e punës së qeverisë, duke vënë theksin te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në administratën publike. Sipas Ramës, një prej synimeve kryesore është krijimi i një “pasqyre unike”, përmes së cilës qytetarët do të mund të shohin në kohë...