Norris: Ende nuk mendoj për titullin, duhet bërë më shumë se kaq për ta mbrojtur atë
25 Gusht 2026 12:52 Telesport Dy fitore radhazi (Hungari e Holandë) dhe krejt papritur, Lando Norris e sheh veten kompetitiv me McLaren dhe në garë për të mbrojtur titullin kampion për pilotë në Formula 1 edhe pse diferenca me kryesuesin Kimi Antonelli është ende e madhe (-83 pikë). “Holanda ishte një garë shumë e vështirë, por bëmë një paraqitje të shkëlqyer edhe pse ia vështirësova gjërat vetes. Dhashë gjithçka nga vetja. I menaxhuam gjërat mirë dhe e merituam fitoren në Zandvoort”, tha Lando Norris. Më tej, britaniku flet për duelin me italianin Antonelli: “Ishte përballje e bukur në pistë me Kimi. Më duhej ta kaloja shpejt sepse me kalimin e xhirove, shanset e mia po zvogëloheshin. Kisha vetëm një shans dhe e shfrytëzova”. “Nuk mendoj...
Burimi:
telesport.al