Carrick: Shumë për të mësuar nga humbja ndaj Hull, një zhgënjim nuk do të na thyejë
25 Gusht 2026 12:00 Telesport Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, kërkon të harrojë sa më shpejt zhgënjimin e humbjes 2-0 në fushën e Hull City, në debutimin e tyre në Premier League. Ai është përqendruar te “gjërat e mira” që skuadra e tij tregoi në fushë. Humbja shkatërroi optimizmin që mbizotëronte në “Old Trafford” në fillim të sezonit, me trajnerin Carrick që priste një start tjetër: “Ne bëmë disa gjëra të mira, por s’mjaftuan, ndaj duhet të gjejmë përgjigje dhe të reagojmë”. “Ka gjëra për të përmirësuar. Ishte një nga ato ndeshje tipike të Premier, me një ekip të sapongjitur dhe që luante në shtëpi me entuziazmin e tifozëve. Nuk mund t’u japësh shumë hapësira pasi të ndëshkojnë”, tha Carrick. “Patëm momente dhe mundësi...
Burimi:
telesport.al