Biserko: Në Kosovë ende ka shumë varreza masive të pazbuluara, Serbia përgjegjëse
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka deklaruar se në Kosovë ende ekzistojnë shumë varreza masive të pazbuluara, të cilat, sipas saj, dëshmojnë për përmasat e krimeve të kryera gjatë luftës. Në një intervistë për Klan Kosova, Biserko tha se çdo zbulim i një varreze të re rikthen në vëmendje përgjegjësinë e Serbisë, duke theksuar se shteti serb nuk është përballur plotësisht me të kaluarën. Ajo shtoi se, ndonëse Tribunali i Hagës dënoi drejtues ushtarakë dhe politikë serbë për krimet në Kosovë, gjykata për krime lufte në Serbi nuk vazhdoi ndjekjen penale ndaj personave të tjerë të përfshirë në këto krime, duke e cilësuar këtë si një dështim të drejtësisë.
Burimi:
syri.net