Gjykata Evropiane urdhëron Turqinë ta lirojë Osman Kavalën

Gjykata Evropiane urdhëron Turqinë ta lirojë Osman Kavalën

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka urdhëruar Turqinë që ta lirojë menjëherë aktivistin dhe filantropin Osman Kavala, i cili ndodhet në burg që nga viti 2017. Në vitin 2022, Kavala u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzat për përfshirje në protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe në tentativën e dështuar për grusht shteti në vitin 2016, raporton BBC. Që nga arrestimi dhe ndalimi i tij fillestar në vitin 2017, organizatat për të drejtat e njeriut, si dhe vetë Kavala, kanë deklaruar se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht. GJEDNJ-ja vendosi të martën se vazhdimi i ndalimit të Kavalës është i paligjshëm dhe se atij i janë shkelur të drejtat për një gjykim të drejtë, lirinë e shprehjes dhe lirinë e...