Të shtëna me armë në një jaht në Dhërmi, policia thotë se po e ndjek në det

Të shtëna me armë në një jaht në Dhërmi, policia thotë se po e ndjek në det

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e zonës. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00, ku sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar me armë zjarri gjatë një feste të zhvilluar në ambientet e një jahti. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për motivin e ngjarjes. Himarë/ Informacion paraprak Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit. Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të...