Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët, kemi vuajtur shumë…

Një grup qytetarësh protestuan këtë të diel në qendër të Shkodrës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, por edhe kundërshtimin për krijimin e një konsullate serbe në qytet. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, protestuesit marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë fjalimeve deklaruan se hapja e një konsullate serbe në Shkodër është e papranueshme. Sipas tyre, qyteti nuk ka asnjë lidhje historike, ekonomike apo diplomatike që të justifikojë praninë e një konsullate serbe. Ata argumentuan gjithashtu se kjo është e papranueshme edhe për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se mijëra shqiptarë u vranë dhe u masakruan gjatë konfliktit. “Duan të hapin një konsullatë serbe në Shkodër. Turp,...