“Bulevardi i Shpresës”, mesazhi që protestuesit shkruan me shkronja të mëdha para Kryeministrisë

“Bulevardi i Shpresës”, mesazhi që protestuesit shkruan me shkronja të mëdha para Kryeministrisë

Pas përfundimit të fjalimeve përpara kryeministrisë, qytetarët në ditën e 64 të protestës kanë një mesazh të shkruar me shkronja të mëdha përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit shkruan frazën “Boulevard of Hope” (Bulevardi i Shpresës), duke e shoqëruar atë me thirrje për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas këtij mesazhi qytetarët e shumtë në numër nisën marshimin në rrugë të ndryshme të Tiranës.