Tragjedi në plazhin e Pishporos, humb jetën një 49-vjeçar nga Patosi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në plazhin e Pishporos, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Durim Dogani, banues në Patos. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në kontakt me ujin. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Burimi:
syri.net