Policia: Hyri me gomone mes pushuesve në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit

Policia: Hyri me gomone mes pushuesve në Ksamil, gjobë 500 mijë lekë dhe bllokim të mjetit

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi dyshohet se shkeli perimetrin e sigurisë në një plazh në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit. Sipas Policisë, rasti u konstatua gjatë patrullimeve të Policisë Kufitare në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, në zonën e njohur si “Plazhi Publik”.     Gjatë kontrollit, efektivët konstatuan një gomone që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë të rezervuar për pushuesit, duke krijuar rrezik për personat që ndodheshin në plazh dhe në det. Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues u bllokua.   Drejtuesi i gomones, i identifikuar me inicialet A. B., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500 000 lekë të rinj. Policia e Shtetit bëri të ditur se...