‘Referendum për hartën e re territoriale’, Bardhi-Ramës: Socialistët kundërshtojnë vendimet e kryetarit të tyre
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim real për hartën e re territoriale, por një procedurë formale për një vendim të paracaktuar. Reagimi i Bardhit erdhi pasi kryeministri Rama tha se propozimi i PS për hartën e re territoriale është ende në fazë konsultimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se kundërshtimet e disa socialistëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor nuk lidhen me çështje historike apo simbolike, por me shqetësime për përfaqësimin, vendimmarrjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Bardhi thekson se ‘socialistët u bënë flamingo’, sepse refuzojnë ‘të bëhen sërish kavje për vendimet e çmendura të kryetarit dhe kryeministrit të tyre.’ Sipas tij, një reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e...
Burimi:
sot.com.al