E konfirmon edhe i pagabueshmi i merkatos, Kumbulla transferohet në La Liga
Kalimi i Marash Kumbullës në La Liga duket i kryer. Mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në planet e Romës dhe gjatë kësaj kohe ka shqyrtuar ofertat. Vendimi tashmë duket se është marrë. Kumbulla do të jetë lojtari i ri i Rajo Vajekanos. Konfirmimi vjen nga i pagabueshmi i merkatos, Fabricio Romano. Gazetari italian ka bërë me dije se palët janë duke mbyllur marrëveshjen mes tyre. Marash Kumbulla do të transferohet me formulën e huazimit, teksa në vijim pritet edhe formalizimi i kontratës./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com