Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP, ja katër emrat zyrtarë

Mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm, nis verifikimi i kandidaturave nga KLP, ja katër emrat zyrtarë

Nga mbyllja e garës për prokuror të përgjithshëm gjatë ditës së kaluar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka 45 ditë që të verifikojë kandidaturat e pretendentëve që kanë shprehur interes, duke dorëzuar dokumentet dhe jetëshkrimin pranë qeverisë së akuzës. Data 1 gusht deri në mesnatë ishte afati i fundit për konkurrentët që synojnë të marrin drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme për shtatë vitet në vijim dhe nga kjo e diel nis numërimi i afatit për KLP dhe komisionin përgjegjës të emërimeve që të shqyrtojë dokumentacionin. Teksa në rrugë elektronike, por edhe fizikisht, deri në datën 1 gusht dorëzuan jetëshkrimin dhe shprehën interes katër prokurorë, mes tyre prokurori i SPAK, Adnan Xholi, prokurorja e kryeqytetit Rovena Zoto dhe prokurorët Ylli Pjetërnikaj dhe Fatjona Memçaj, pritet që...