Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Breshëri të shtënash me armë gjatë një feste në jaht luksoz në Dhërmi

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke shkaktuar alarm te pushuesit dhe banorët e zonës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa, sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë regjistruar gjatë një feste të organizuar në një jaht. Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar, ndërsa motivi i incidentit mbetet ende i paqartë. Pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. Grupi hetimor po administron prova, po merr dëshmi nga personat e pranishëm dhe po kryen kontrolle për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak Rreth orës...