Trajneri lavdëroi Anis Mehmetin, vendimi i tij zyrtar nuk lë më dyshime për të ardhmen

Trajneri lavdëroi Anis Mehmetin, vendimi i tij zyrtar nuk lë më dyshime për të ardhmen

Trajneri i Ipsuiç, Geri O’Nill, nuk kurseu lëvdatat për Anis Mehmetin pas ndeshjes së parë në kampionat ndaj Sandërlend, edhe pse nuk përfshiu as në 18-she lojtarin. “Ka qenë i shkëlqyer për mua në fazën përgatitore. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë çdo ditë. Ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, sepse nuk mund të kërkoja më shumë prej tij”, tha O’Nill për lojtarin. Por këto deklarata nuk fshehin më faktin se Ipsuiç kërkon t’i gjejë një sistemim sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Vendimi i fundit i trajnerit e konfirmon këtë. Ipsuiç luan sot në Kupën e Ligës përballë Leisterit dhe trajneri ka preferuar të aktivizojë në këtë ndeshje disa lojtarë që nuk u preferuan në kampionat. Por Mehmeti nuk është preferuar as në formacion...