Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

Ferrari u largua nga Çmimi i Madh i Holandës me një rezultat zhgënjyes, pasi Sharl Lëklerk dhe Luis Hamilton përfunduan në vendet e katërta dhe të pesta. Skuadra italiane humbi mundësinë për të luftuar për podiumin, ndërsa strategjia e garës shkaktoi pakënaqësi te Hamilton. Britaniku, i cili besonte se gomat e forta po funksiononin shumë mirë, deklaroi: “Unë dua të fitoj dhe jam këtu për të fituar”. Hamilton kritikoi edhe mënyrën se si Ferrari zbaton urdhrat e skuadrës, duke theksuar: “Te Mercedesi urdhrat zbatohen menjëherë, këtu nuk funksionon në të njëjtën mënyrë”. Kjo deklaratë tregon se brenda Ferrarit po shfaqen tensione të reja. Tashmë vëmendja është te Monza, ku skuadra pritet të sjellë përmirësime dhe të luftojë për një rezultat më të mirë. Megjithatë, përveç...