Mario Mitaj do të luajë në Serie A italiane, arrin marrëveshjen me Xhenoan
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares që nuk kanë gjetur ende skuadër për sezonin e ri po shqyrtojnë ofertat e mbërritura dhe besohet se do ta marrin vendimin e duhur në një kohë të përshtatshme për ta. Natyrisht, vëmendjen kryesore e kanë marrë lojtarët titullarë të përfaqësueses që luajnë në Itali si Kristjan Asllani, Elseid Hysaj, apo dhe Armando Broja që është pjesë e Bërnlit në Championship anglez. Por dje një lajm thuajse zyrtar dhe i rëndësishëm erdhi për një nga mbrojtësit e rinj të skuadrës kombëtare. Kështu, referuar edhe njoftimeve të ndryshme mediatike, Mario Mitaj është gati të luajë në futbollin italian. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të largohet nga Al Itihad dhe do të transferohet te Xhenoa, me marrëveshjen mes palëve që tashmë është...
Burimi:
sot.com.al