‘Rama jep dorëheqjen! Nuk na përfaqëson’/ Mbyllet dita e 64 e protestës para Kryeministrisë

‘Rama jep dorëheqjen! Nuk na përfaqëson’/ Mbyllet dita e 64 e protestës para Kryeministrisë

Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë u mbyll këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe emigrantë të ardhur nga jashtë vendit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën vazhdimisht: "Rama, jep dorëheqjen!" dhe "Nuk na përfaqëson!". Nga foltorja u ngritën shqetësime për rritjen e kostos së jetesës, pensionet, korrupsionin, funksionimin e institucioneve dhe reforma të ndryshme të ndërmarra nga qeveria. Pjesëmarrësit thanë se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Në përfundim të tubimit, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve, përfshirë edhe emigrantët dhe punonjësit e administratës publike, t'u bashkohen protestave, duke theksuar se, sipas tyre, vendimet e qeverisë ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e çdo familjeje shqiptare.