Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova

Avokati kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova

Avokati Rigels Dërvishi kundërshton deklaratën e Policisë: K.J. nuk ka lidhje me ngjarjen, është arrestuar pa prova.  Avokati Rigels Dërvishi ka reaguar pas operacionit policor “Transportuesit” në Sarandë, duke kundërshtuar akuzat ndaj klientit të tij, K.J., 26 vjeç.     Në reagimin e dërguar në redaksinë e Saranda Web, avokati deklaron se K.J. nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe se arrestimi i tij është kryer, sipas mbrojtjes, në kundërshtim me ligjin.   Dërvishi sqaron se në automjetin ku ndodhej K.J. nuk është gjetur lëndë narkotike. Sipas tij, automjeti ka qenë një prej mjeteve të ndaluara nga Policia gjatë kontrollit të një karvani automjetesh dhe K.J. është implikuar si bashkëpunëtor pa pasur prova konkrete që ta lidhin me veprën penale.  ...