Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi
Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj në Ksamil, pasi ka hyrë me gomone në zonën e sigurisë pranë plazhit, duke rrezikuar pushuesit. Sipas Policisë, mjeti lundrues ishte futur brenda perimetrit të sigurisë në zonën e “Plazhit Publik” në Ishujt e Ksamilit. Blutë kanë njoftuar se kanë bllokuar edhe mjetin lundrues. Po ashtu, Policia e Shtetit i bën apel të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to që të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit. Njoftimi i Policisë: Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit.Bllokohet edhe mjeti lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me...
Burimi:
javanews.al