Tetë kualifikime në Europë, nga klubet shqiptare kryeson…Dinamo
Rrugëtimi i skuadrave shqiptare në Ligën e Konferencës gjatë sezoneve të fundit tregon një bilanc me më shumë vështirësi sesa kalime turi. Nga 23 përballje europiane të zhvilluara në turin e dytë, tretë dhe “play off”(jo turi i parë), klubet e Superiores kanë arritur të sigurojnë 8 kualifikime, ndërsa 15 herë janë eliminuar. Në përqindje, suksesi shqiptar në këto duele shkon në 34.8%. Skuadra që ka dhënë paraqitjen më të mirë është Dinamo, e cila ka siguruar tri kualifikime. Blutë kanë kaluar Atlètic Club d’Escaldes, kanë bërë një përmbysje të madhe ndaj Hajduk Splitit, duke kaluar më tej pas humbjes 2-1 në Kroaci dhe fitores 3-1 në Tiranë, si dhe këtë sezon kanë eliminuar NK Aluminijin. Dy kualifikime i ka regjistruar Partizani, që në sezonin...
Burimi:
gijotina.com