Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

Pickimet, pikënisja e një infeksioni nëse neglizhohen, mjekët: Kërkoni ndihmë në kohë

Pickimi nga insektet apo peshqit në det mund të jetë vetëm pikënisja e një infeksioni të rëndë nëse neglizhohet dhe nuk trajtohet në kohë. Mjekja pediatre Sonila Brati thotë se gjatë vizitave ditore gjatë kësaj periudhe ndjek edhe raste të pickimeve te fëmijë të vegjël. “Ndonjëherë mund të kenë goxha probleme nga pickimet. Pra, kemi pasur raste që janë detyruar të përdorin edhe antibiotik për shkak të infektimit dhe të një temperature goxha të lartë.”, tha mjekja. Jo rrallëherë prindërit reagojnë vetë të parët ndaj këtyre pickimeve, pa pritur ndihmën mjekësore. “Ndonjëherë prindërve mund t’u duket një gjë e thjeshtë, të fillojnë ndonjë mjekim vetë, të japin një antialergjik vetë, përdorin shpeshherë këto kompresa, por ndonjëherë duhet që të drejtohen te mjeku, sepse problematikat mund të...