Dehidratimi tek fëmijët në verë, rreziku që shpesh ngatërrohet me lodhjen e zakonshme

Dehidratimi tek fëmijët në verë, rreziku që shpesh ngatërrohet me lodhjen e zakonshme

Lodhja e tepërt, dhimbjet e kokës, përgjumja dhe urina me ngjyrë të errët gjatë ditëve të nxehta të verës nuk janë gjithmonë pasojë e aktivitetit fizik apo temperaturave të larta. Në shumë raste, këto simptoma mund të sinjalizojnë mungesë të lëngjeve në organizëm, një gjendje që shpesh nënvlerësohet nga prindërit. Gjatë verës, fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke luajtur në ambient të hapur, në plazh apo në pishina. Të përfshirë nga loja, ata shpesh harrojnë të pinë ujë dhe nuk e ndiejnë etjen në kohë. Prindërit mund t’u ofrojnë lëngje, por përgjigjja tipike është refuzimi me arsyetimin se “nuk kam etje”. Pas disa orësh, mund të shfaqen shenja si lodhje e theksuar, nervozizëm, marramendje apo dhimbje koke, të cilat shpesh keqinterpretohen si...