Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat – 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor
Gjatë kësaj periudhe FSHU pjesë e OSHEE grup ka nisur aplikimin e skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike për abonentët debitorë , duke konfirmuar se deri më tani në rajonin jugor janë lidhur gjithsej 300 aktmarrëveshje. ku përfshihen klientë familjarë dhe jo familjarë .Ndërsa ata që janë me ndihmë ekonomike kanë përfituar këstin më të ulët prej 1200 lekësh në muaj. “Numri i debitorëve është ulur si numër. Nuk është më ai numër i debitorëve që ka qenë dikur. Sot flasim që FSHU-ja, pjesë e OSHEE Group, është në një moment shumë të mirë sa i përket pjesës së debitorëve. Pjesa dërrmuese janë familjarë, pasi shtresat që janë në nevojë, për shembull pensionistët ose ata që marrin ndihmë ekonomike, kanë...
Burimi:
javanews.al